Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në Shqipëri (1944-1990)

This document was uploaded by one of our users. The uploader already confirmed that they had the permission to publish it. If you are author/publisher or own the copyright of this documents, please report to us by using this DMCA report form.

Simply click on the Download Book button.

Yes, Book downloads on Ebookily are 100% Free.

Sometimes the book is free on Amazon As well, so go ahead and hit "Search on Amazon"

Ky botim është një projekt studimor mbi sekuestrimin, zhdukjen, tjetërsimin e paligjshëm të pronës intelektuale si një nga format e krimit komunist në Shqipëri. Në ditët tona, ne dëgjojmë për libra të zhdukur nga qarkullimi, por edhe të zhdukur nga bibliotekat familjare të pronarëve; objekte me vlerë kulturore dhe studimore të trashëguara për disa breza, vepra arti, dorëshkrime ose libra autorialë, artifakte, të cilat u morën me forcë nga pronarët apo u kthyen në pronë të institucioneve publike, u përvetësuan nga të tjerë, ose u zhdukën për fare. Kjo grabitje bëhej nën emrin e kolektivizimit të pronës ose nën etiketimin e tyre si “vepra anti-komuniste” dhe “dekadente”, të cilat mund të “dëmtonin” moralin komunist. E drejta e pronësisë intelektuale madje kufizohej edhe në kushtetutën e asaj kohe, ku autorëve dhe pronarëve, u hiqej e drejta mbi to nëse objekti ose vepra nuk përputhej me ideologjinë ose me filozofinë zyrtare dhe me skemat krijuese. Në këtë studim evidentohet fakti që këto vepra jo vetëm janë sekustruar, por shpesh janë shndërruar në objekte akuzash si mjete propagandistike kundër regjimit, dhe disa prej krijuesve janë burgosur, internuar madje edhe ekzekutuar me këtë motiv. Ky studim, i referohet akteve të tilla të grabitjes intelektuale, duke filluar nga periudha e Luftës Nacionalçlirimtare e pastaj më vonë në periudhën e sekuestrimit të organizuar nga pushteti i ri komunist dhe pastaj i gjithë formave të tjera të ndëshkimit mbi pronën intelektuale, deri në rënien e regjimit.

Author(s): Leka Ndoja
Publisher: Inst. i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit
Year: 2013

Language: Albanian
Pages: 178
City: Tiranë